Ish-ushtari i Britanisë në Kosovë shpëton nga akuza për dhunim seksual – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ish-ushtari i Britanisë në Kosovë shpëton nga akuza për dhunim seksual

    Insajderi
    09 February 2017 - 23:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ish-ushtar i akuzuar për përdhunim është shpallur i pafajshëm pasi një gjykatë dëgjoi se ai vuante nga një çrregullim gjumi.

    Peter Atilla, 46 vjeçar nga Northampton, tha se vuante nga sëmundja e gjumit e quajtur Sexsomnia.

    Atilla që ka qenë një ish-oficer i “Royal Logistics Corps” që ka shërbeu edhe në Kosovë, Irak dhe Afganistan.

    Ai u akuzua për marrëdhënie seksuale me një grua derisa ajo flinte, pasi ajo e ftoi atë në shtrat “për një përqafim”.

    Në gjykatën “Methyr Tydfil Crown” pala mbrojtëse tha se Atilla e bëri veprimin e tij një ditë pasi ishte kthyer nga Afganistani dhe se kjo ka qenë një “formë reagimi” nga trauma.

    Psikiatri i tha gjykatës se është e “mundur” që i pandehuri të vuaj nga parasomnia që është e definuar si sjellje e padëshiruar gjatë gjumit.

    Ky lloj çrregullimi sipas psikiatrit Chris Idzikovski mund të qoj njeriun në kryerjen e akteve seksuale me një person që është në gjumë të thellë.

    Ndërsa vet i akuzuari tha se nuk i kujtohet asgjë dhe se kërkon falje ndaj gruas ndaj së cilës ka kryer dhunë seksuale./BBC


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark