Pas konferencës së djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ai e ka fajsuar Vuçiqin për situatën në Veri, ndërkohë ka kritikuar Kurtin se ia ka krijuar terrenin për një gjë të tillë.
Pas kësaj deklarate të Haradinajt, deputeti i VV-së, Dimal Basha ka thënë se “Haradinajn po e “tradhton logjika”, meqë Kurti e ka pastruar terrenin në Veri dhe prandaj Vuçiq po ankohet. Ai (Vuçiqi) po e kërkon terenin si me juve, ku e ka pas Radojçiçin shef në veri, por fatmirësisht populli po mendon ndryshe!”
Pas kësaj deklarate të Bashës ka reaguar ish-luftëtari i UÇK-së, Ramush Ahmetaj.
“Jam ushtar i UÇK-së që nga dita e parë e krijimit,” shkroi Ahmetaj, duke theksuar se ai dhe pesë vëllezërit e tij kanë luftuar në vijat e para të frontit. Ai shtoi se tre prej tyre, përfshirë edhe vetë, u plagosën rëndë gjatë luftës, ndërsa njëri nga vëllezërit humbi gjymtyrët. Aty ku ka operuar Komandanti ynë dhe ushtarët e tij për besë ka qenë shumë problematike me u sjellë e me vepru Radojçiçat e Ivanoviçat”, shkruan Ahmetaj.
Ahmetaj shpreh admirim të thellë për ish-komandantin e tij, Ramush Haradinaj, duke theksuar: Që nga fillimi e deri në mbarim kemi qenë ushtarë të Ramush Haradinajt dhe edhe sot dhe përjetësisht mburremi se kemi pas Komandant dikë si Ramush Haradinajn.
Duke iu drejtuar drejtpërdrejt Dimal Bashës, deputet i Vetëvendosjes, Ahmetaj deklaroi: Sa herë që flet ti për çlirim e për liri, maksimumi që mund ta arrish është t’i fyesh të dyjat.
Ai përfundoi duke theksuar se asnjë shqiptar i Kosovës nuk u ka borxh as Bashës, as deputetëve të Vetëvendosjes ta fyejnë lirinë e çlirimin.