Ish-futbollisti i Liverpoolit, Emile Heskey, ka probleme financiare.
Mediat raportojnë se ai kishte pasuri milionëshe, por tani ka probleme pasi iu kishte bashkuar një skeme të famshme të investimeve.
Pasuria e Heskey para disa vitesh llogaritej diku 12 milionë funte.
45-vjeçari po rrezikon seriozisht falimentimin.
Ish-futbollisti i Liverpoolit, Leicester Cityt dhe Aston Villas, në Premier League i kishte zhvilluar 741 paraqitje para se të pensionohej.
Ai i shënoi 154 gola dhe bëri 60 asiste.
Emile Heskey, gjatë karrierës së tij kishte fituar tituj të rëndësishëm si: UEFA Super Cup, UEFA Europa League, FA Cup, Carabao Cup dhe Community Shield.
Kurse për Kombëtaren e Anglisë, Hesky kishte zhvilluar plotë 62 paraqitje dhe kishte shënuar shtatë gola.