Ish-zëvendësi i Integrimeve tregon se fazat nëpër cilat do të kalojë Kosova, deri në liberalizimin e vizave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-zëvendësi i Integrimeve tregon se fazat nëpër cilat do të kalojë Kosova, deri në liberalizimin e vizave

    Insajderi
    12 October 2022 - 11:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-zëvendësministri i Integrimeve, Taulant Kryeziu, ka treguar për tetë hapat deri në liberalizimin e vizave. Grupi Punues i Këshillit Evropian do të flas për këtë çështje më 12 dhe 13 tetor.

    Por liberalizmi i vizave deri në publikimin në gazetën zyrtare kalon në një mori fazash. Kryeziu i ka treguar ato.

    1. Këshilli: Miratimi i pozicionit negociues në Këshill

    1. KE/PE/KBE/: Pajtim në mes të Këshillit dhe PE, Trialogue (Trialogjet janë takime joformale trepalëshe për propozimet legjislative midis përfaqësuesve të Parlamentit, Këshillit dhe Komisionit. Qëllimi i tyre është të arrijnë një marrëveshje të përkohshme për një tekst të pranueshëm për të dy ,Këshillin dhe Parlamentin)
    2. Parlamenti Evropian: Votimi në Seancë Plenare të Parlamentit Evropian( në lexim te parë me shumicë te thjesht,ne lexim të dytë me shumicë absolute)
    3. Këshilli: Miratimi nga Ambasadorët COREPER II
    4. Këshilli : Miratimi nga Këshilli i Ministrave me shumicë te kualifikuar apo ajo që quhet shumicë e dyfishtë 55% te vendeve anëtare, që përfaqëson të paktën 65% te popullsisë se BE-së
    5. Ceremonia e nënshkrimit
    6. Publikimi në Gazetën Zyrtare të BE-së
    7. Hyrja në fuqi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark