Ish-zëvendësi i Tony Blairt thotë se lufta në Irak ishte e paligjshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-zëvendësi i Tony Blairt thotë se lufta në Irak ishte e paligjshme

    Insajderi
    10 July 2016 - 12:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-zëvendëskryeministri britanik, John Presccot ka thënë se okupimi i Irakut në vitin 2003 ka shkelur ligjin ndërkombëtar dhe ishte “i jashtëligjshëm”.

    Një hetim shtatëvjeçar i publikuar së fundi për këtë çështje ka arritur në përfundim se arsyetimi, planifikimi dhe trajtimi që ia ka bërë luftës së Irakut ish-kryeministri britanik, Tony Blair përmbanin një mori dështimesh, por ky raport nuk thotë nëse lufta ishte e jashtëligjshme.

    Presccot, që ka qenë zëvendësi i Blairit gjatë kohës kur bëhej okupimi, e ka publikuar një opinion sot në gazetën “Sunday Mirror” duke thënë se ai duhet të jetojë me “vendimin katastrofal” të okupimit të Irakut për tërë jetën e tij.

    Presccot gjithashtu ka thënë se ai tashmë e ka ndryshuar qëndrimin e tij rreth ligjshmërisë së luftës derisa e ka kritikuar Blairin që iu kishte ndaluar ministrave të tij për ta diskutuar paraprakisht nëse lufta do të ishte e ligjshme, transmeton rel.

    Lufta në Irak ka marrë jetën e 179 ushtarëve britanikë dhe mbi 150 mijë civilëve irakianë në periudhën gjashtëvjeçare pas okupimit.

    Presccot ka thënë se e përkrahë vendimin e liderit të laburistëve, Jeremy Corbyn për të kërkuar falje për luftën në emër të partisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark