Bashkësia Islame e Kosovës, konkretisht myftiu Naim Tërnava ka paralajmëruar padi ndaj Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, që pretendoi se disa xhami në Prishtinë janë të financuara nga Serbia.
Mirëpo, ky paralajmërim i myftiut duket se nuk po e brengos fare ish-zëvendësministrin për Komunitete dhe Kthim në Kosovë, Milazim Gashi.
Ky i fundit, i cili ka ngritur dyshime, lidhur me financimin e disa xhamive në Kosovë nga struktura të dyshimta, të cilat ai i lidh me shërbime të Serbisë, në një intervistë për Indeksonlinen, ka pasqyruar një dokument.
Sipas tij, aty shihet qartë se Beogradi zyrtar ka ndikim direkt në institucionet fetare në Kosovë.
“Deklarimet e mia janë të certifikuara për shkak se ne posedojmë situacione dhe në dokument shihet se si Serbia dhe aleatët e tyre kanë përgatitur dhe realisht në ditën e sotme janë duke funksionur sipas këtij devalvimi.
Unë jam i shqetësuar për kryeimamin për shkak se me krahasu me ish-kryemamin Rexhep Boja dhe njëkohësisht Naim Tërnëva del se pa e shiku emisionin apo duke shikuar në TIK-TOK për mua është shumë shqetësuese”, ka thënë ai.
Ndërsa, Gashi theksoi se Tërnava gjenden në një hetim shumë të thellë, ndaj lirisht le ti nisë bagerat.
“… sepse ato duhet të nisin nga strukturat e BIK-ut, e cila bashkësi është e ndikuar nga qarqet e Serbisë dhe Rusisë. Kësaj çështje do t’i shkojmë deri në fund, jo vetëm për xhamitë e dyshuara për financim, por edhe monumenteve të tjera kishtare”, ka thënë ai.