×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-zyrtarët e AKI’së dhe Policisë tregojnë si u kapën spiunët

    Insajderi
    05 June 2024 - 18:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryeinspektori i AKI-së, Shkëlzen Sopjani dhe ish-hetuesi i Policisë së Kosovës, Naim Rudari kanë diskutuar në emisionin “Frontal” për arrestimin e sotëm të dy spiunëve shqiptarë në Ferizaj të cilët dyshohen se kanë bashkëpunuar me BIA-n serbe.

    Ish-kryeinspektori ka treguar metodat se si Agjencia Kosovare për Intelegjencë bie në gjurmë të spiunave.

    “AKI ka një strukturë të specializuar që merret me kundërspiunazh, aty ka persona që mbledhin informacione, kanë burime e njerëz me të cilët bashkëpunojnë. Informacioni për me u shndërru në epilog operativ, duhet t’i kaloj disa filtera brenda AKI-së të cilët bëjnë klasifikimin e besueshmërisë së informacionit”, ka deklaruar Sopjani.

    Se kur institucionet mund t’i përdorin masat e fshehta, ka treguar ish-hetuesi i Policisë së Kosovës.

    “Informacioni mund të mblidhjet nga rrugë të ndryshme, si Policia dhe AKI më pas e trajtojnë më pas informacionin me shumë kujdes. Kurdo që ka dyshime të bazuara për kryerjen e një vepre penale, AKI dhe Policia ka të drejtë t’i përdorë masat e fshehta”, ka thënë Rudari.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark