Ish-zyrtari amerikan Hyland: Konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë do të bëhen - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-zyrtari amerikan Hyland: Konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë do të bëhen

    Insajderi
    25 July 2025 - 10:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Christopher Hyland, ish-zyrtar i administratës amerikane, në kohën kur Bill Clinton ishte presdient i SHBA-së, u takua me kryeminsitrin në detyrë Albin Kurti.

    Ai tha se konstituimi i Kuvendit do të ndodhë, ashtu si edhe formimi i Qeverisë.

    Sipas tij, partitë opozitare duhet t’ia lejojnë Kurtit edhe një mandat, sepse ai ka marrë më shumë vota sesa partitë e mëdha të kombinuara.

    “Takimi shkoi shumë mirë. Ai është një njeri me vetëbesim dhe autoritet. Kjo krizë që po kalon Kosova do të tejkalohet dhe vendi do të ketë një të ardhme më të mirë. Konstituimi i Kuvendit do të ndodhë, ashtu si edhe formimi i Qeverisë.”

    Sipas tij, partitë opozitare duhet t’ia lejojnë Kurtit edhe një mandat, sepse ai ka marrë më shumë vota sesa partitë e mëdha të kombinuara.

    “Albin Kurti beson se kjo periudhë do të kalojë. Besoj që nëse presidenti Trump do të ishte kryeministër i Kosovës do të ndiqte të njëjtën politikë. Kosova do të jetë dhe duhet të jetë pjesë e NATO-s dhe çfarëdo tensionesh të ketë tani, janë të përballueshme. Kosova duhet ta zgjidhë çështjen e saj me Serbinë. Serbia është duke e bllokuar progresin, sepse ata përfitojnë shumë kur nuk ka progres, marrin shumë shpërblime nga BE dhe Rusia”, tha Hyland.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark