Ishin duke përcjell një garë me qen, sulmohen fizikisht dy burra në Pejë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Ishin duke përcjell një garë me qen, sulmohen fizikisht dy burra në Pejë

    Insajderi
    04 January 2023 - 09:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona janë sulmuar fizikisht me dru të martën teksa ishin duke përcjell një garë me qen në fshatin Katund i Ri në Pejë.

    Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, ka bërë të ditur se të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, ku gjatë ikjes, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë në drejtim të viktimave.

    Sipas PK-së, njëri nga viktimat është transferuar në QKUK.

    “Katundi i Ri, Pejë 03.01.2023-15:05. Dy viktimat meshkuj kosovar, deri sa ishin duke e përcjell një garë me qen, janë sulmuar fizikisht me shufra të drurit nga disa persona të panjohur. Të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, ku gjatë ikjes, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë në drejtim të viktimave. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës, ku njëri prej tyre është transferuar në QKUK Prishtinë për trajtim të mëtutjeshme”, thuhet në raportin e Policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark