Fifi mbrëmjen e se hënës i tregoi disa prej banoreve problemin kryesor që i kishte shkaktuar asaj mbipeshën.
Këngëtarja rrëfeu se kishte vite që vuante nga tiroidet dhe nëse konsumonte ushqime të caktuara trupi i saj reagonte mënjeherë me shtim në peshë.
Këtë të martë Fifi tregoi se kishte provuar të vendoste në stomak ‘’balonin gastrik’’ dhe përveçse nuk rezultoi efektiv i rrezikoi asaj edhe jetën.
‘’Jam zgjuar pas 6 orësh dhe doktori më tha se operacioni ishte jetë a vdekje’’,- tregoi Fifi.
Këngëtarja shtoi se baloni qendroi në stomakun e saj mbi 10 muaj dhe jo vetëm që nuk humbi në peshë por shtoi 4 kg.
‘’Nuk humba peshë por shtova. Nuk mund të konsumoja asgjë gjithë ditën. Ata më thanë që duhet të mbaja edhe regjim ushqimor gjë që ishte një budallallëk’’,- tha ajo.