×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ishte dakord me datën”, “i gatshëm të marrë pjesë në kohë të përshtatshme” – Kush po gënjen? Presidentja apo zëdhënësi i Kurtit

    Insajderi
    31 July 2024 - 15:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Kryeministri Kurti është i gatshëm të marrë pjesë në çdo takim të ardhshëm në një ditë dhe orë të përshtatshme”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu kur është pyetur se përse nuk mori pjesë në takimin e ftuar nga presidentja, Vjosa Osmani ku u diskutua lidhur me mundësinë e zgjedhjeve të reja.

    Ndërkohë që Kreyziu e cilësoi si “jo të përshtatshme” datën 31 korrik, presidentja Vjosa Osmani tha se ftesa e parë iu dërguar Kurtit, dhe se ishte dakord.

    “Në qoftë se flasim për mos përfillje mendoj se është e kundërta… përkundrazi ne i kemi ftuar të gjitha partitë politike. Ftesa e parë i ka shkuar kryeministrit njëkohësisht kryetarit të LVV pasi ma ka konfirmuar se kjo datë është në rregull për të, dhe pastaj ftesat kanë shkuar sipas madhësisë së partive politike. Pra, të gjithë e kanë ditur që takimi mbahet me 31 korrik“, u shpreh ajo para mediave përcjell Insajderi.

    Lëvizja Vetëvendosje e kishte dërguar Glauk Konjufcën në cilësinë e nënkryetarit të partisë që të marrë pjesë në takimin e Osmanit me liderët e partive politike, por kjo e fundit nuk e ka pranuar, me arsyetimin se “është dashtë që të  aplikohet parimi i njëjtë për të gjitha partitë sepse në sytë e institucionit të presidencës të gjitha partitë duhet të trajtohen njësoj”.

    Theksojmë se Presidentja Vjosa Osmani, pas takimit me liderët e partive politike në Kosovë, ka thënë se nuk ka parë një vullnet për zgjedhje të jashtëzakonshme, prandaj përgatitjet do të bëhen për zgjedhje të rregullta.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark