Ishte dënuar me 8 vite burg për kontrabandë qeniesh njerëzore, “telashet” nuk kanë fund për shqiptarin në Belgjikë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ishte dënuar me 8 vite burg për kontrabandë qeniesh njerëzore, “telashet” nuk kanë fund për shqiptarin në Belgjikë

    Insajderi
    05 May 2022 - 20:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 38-vjeçar shqiptar është dënuar nga gjykata belge e Apelit me 2 vite burg shtesë për pjesëmarrjen e tij në një bandë e cila kontrabandonte njerëz.

    Ai ishte dënuar më parë me 8 vjet burg për të njëjtën akuzë. Hetimet filluan në vitin 2016, kur organet belge të drejtësisë ranë në gjurmët e bandës në zonën industrial në Veurne.

    Sipas Prokurorisë, kjo bandë ishte përgjegjëse për 39 kalime kontrabandë drejt Mbretërisë së Bashkuar në një periudhë prej 5 muajsh. Në total, 150 persona kishin kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

    Baza e tyre operative ishte ish-hoteli i Formula 1 në Ghent, por makinat niseshin nga parkingjet në Veurne, Adinkerke dhe Bruges. Për çdo person të kontrabanduar u kërkuan 12,000 £.

    Në korrik 2018, pesë shqiptarë u dënuan për këtë rast. Astrid R. 38 vjeç  u dënua me tetë vjet burg.  Ai u arrestua në Mbretërinë e Bashkuar në vjeshtën e vitit 2019 dhe u ekstradua në Belgjikë, shkruajnë mediet belge. 

    Në një dosje tjetër të kontrabandës së qenieve njerëzore në vitin 2019, shqiptari rezultonte i dënuar edhe me tetë vjet burg. Ai punonte si shofer taksie dhe më vonë si organizator i bandës dhe drejtues i saj.

    Por avokatët e tij thanë se dënimi me 8 vite ishte i mjaftueshëm.  Megjithatë, prokurori i përgjithshëm ishte i bindur se shqiptari duhej të dënohej edhe me 2 vite shtesë. Përfundimisht, Gjykata vendosi t’i caktojë atij dy vjet shtesë, duke e çuar dënimin e tij total me burg në dhjetë vjet. Ai është dënuar edhe me 968 mijë euro gjobë./abcnews.al/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark