
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga AAK, Albana Bytyqi ka ngushlluar familjen Haxhaj për humbjen e djalit të dëshmorit Haxhi Haxhaj nga fshati Grekoc i Suharekës.
Përmes një statusi në Facebook, Bytyqi thotë se është pikëllues dhe i rëndë lajmi për vdekjen tragjike të Faton Haxhiut i cili u gjet i vdekur pranë shtëpisë së tij pasditen e së hënës.
“Fatoni ishte një djalë punëtor, i dashur e aktivist i pashembullt. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe gjithë atyre që e njohën. Dritë të pastë shpirti Faton!”, shkruan ajo.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka konfirmuar rastin, teksa ka njoftuar se vdekja është cilësuar e dyshimtë.
Ai gjithashtu ka njoftuar se pas plagëve të marra, 26 vjeçari ka ndërruar jetë.
Gashi po ashtu tha se në afërsi të shtëpisë së viktimës është gjetur edhe një armë zjarri, e llojit AK-47.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore, të cilat po merren me rastin.