"Ishte e parkuar ...", policia e gjen në Prishtinë veturën që iu vodh një qytetari në Pejë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ishte e parkuar …”, policia e gjen në Prishtinë veturën që iu vodh një qytetari në Pejë

    Insajderi
    15 July 2025 - 12:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka njoftuar se më 5 korrik një person në Pejë kishte raportuar se dikush ia ka vjedhur veturën në bodrumin e banesës.

    Vetura është gjetur dje e parkuar në rrugën “Flakët e Janarit” në Prishtinë.

    Ajo i është kthyer pronarit legjitim.

    Komunikata e plotë:

    Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Pejё, me datёn 05.07.2025, ёshtё informuar nga viktima se nё rrugën “Lekё Dukagjini” nё Pejё, nё bodrumin e banesёs, i ështё vjedhur vetura e tipit Audi, ku nё brendёsi të veturës ishin edhe dy llaptop, tre mullinj tё kafesë, si dhe njё mjet shpues.

    Pas njё pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, nё bashkёpunim me njёsitet e Stacionit Policor Prishtinё, me datёn 14.07.2025, pёrmes rrugёve operative, ёshtё lokalizuar vetura e cila ishte e parkuar nё rrugën “Flaka e Janarit” nё Prishtinё, e cila ishte e braktisur.

    Nё koordinim me prokurorin e Shtetit, pas procedurave policore, vetura i ёshtё kthyer pronarit legjitim./insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark