Ditën e sotme një grua rreth 30-vjeçare është gjetur pa shenja jete në hollin e katit të dytë të një ndërtesë në rrugën “Ferat Dragaj” në Breg të Diellit.
Vdekjen e gruas e kanë konstatuar epiket e urgjencës, por ende mbetet mister shkaktari i vdekjes.
Insajderi ka kontaktuar me shefin e urgjencës në Prishtinë, Avdyl Pacollin dhe i njëjti tha se viktima është gjetur në holl të banesës e përgjakur.
Ai tha se afër saj është gjetur edhe proteza e gojës dhe njolla gjaku.
“Bëhet fjalë për një person të gjinisë femërore, diku 30 vjeçare. Në momentin kur ekipa ka shku e ka gjetur atë pa shenja jete. E ka gjetur në holl të banesës. Në holl të katit të dytë, të banesës. Ekipa mjekësore me të konstatuar vdekjen e ka thirrë shërbimin policor. Gjakderdhje ka pasur, por që plumb diçka nuk më thanë ekipa. Protezat jashtë gojës i ka pas afër saj se di a ka ndodh aksidentalisht a si, edhe po masa gjaku po”, ka thënë Pacolli për Insajderin.