Një shtetas i huaj është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari.
Ndaj tij kishte urdhërarrest ndërkombëtar, shkruan Insajderi.
I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Aeroporti Adem Jashari / 04.06.2024 – 08:00. Në bazë të urdhërarrestit ndërkombëtar është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.