Ishte i pakënaqur që nuk luajti ndaj Andorrës, Jasir Asani: E dua Shqipërinë, e kam kombëtaren më të mirë në botë! - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Ishte i pakënaqur që nuk luajti ndaj Andorrës, Jasir Asani: E dua Shqipërinë, e kam kombëtaren më të mirë në botë!

    Insajderi
    28 March 2025 - 10:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani në një intervistë për “Koha shtesë” ka folur rreth dy ndeshjeve të muajit mars.

    Asani luajti ndaj Anglisë, por u la në stol në përballjen ndaj Andorrës në “Air Albania”.

    U raportua se futbollisti shqiptar u shpreh i pakënaqur me vendimin e trajnerit Sylvinho.

    Kurse gjatë kësaj interviste tregon se nuk i mbeti aspak hatri dhe se e do shumë Shqipërinë.

    “E dua Shqipërinë, unë e kam kombëtaren më të mirë në botë, nuk ka kënaqësi më të madhe se ta veshësh bluzën e Kombëtares shqiptare”

    “Edhe Botërorin të ma falnin me kombëtare të tjera, nuk do e pranoja para Shqipërisë”, u shpreh Asani në Koha Shtesë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark