×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ishte i përfshirë në veprimtari të dyshimta në veri” Rashiq tregon pse kërkoi shkarkimin e zëdhënësit të tij

    Insajderi
    26 September 2024 - 15:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se arsyet e kërkesës për shkarkimin e zëvendësit të tij, Radoica Radomiroviq, janë për shkak të dyshimeve për përfshirje në aktivitete të dyshimta në veri, duke u mbështetur në informacionin e dhënë nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka bërë të ditur në një konferencë për media arsyet se përse ka kërkuar shkarkimin e zëvendësit të tij, Radoica Radomiroviq.

    Rashiq ka theksuar se ish-zëvendësi i tij dyshohet se ka qenë i përfshirë në disa veprimtari të dyshimta në veri të Kosovës.

    Ai ka bërë të ditur se këto informata i ka marrë edhe nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

    “Zëvendësministri nuk ka mundur të tejkalonte vërtetimin e së kaluarës. Keni mundur të shihnit në Facebook-un e tij postime problematike”, shtoi Rashiq.

    Më 25 maj të vitit 2023 kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e kishte emëruar Radomiroviqin, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark