
Sekretari i Përgjithshëm i Bashkësisë së Tarikateve të Kosovës, Lulzim Shehu ka mohuar se kanë dalë pro apo kanë përmendur martesat e gjinisë së njëjtë.
Ai theksoi se Bashkësia e Tarikateve të Kosovës nuk është marrë dhe as deklaruar për këtë. Ditë më parë, disa media kanë shkruar “për qëndrimin pro të Tarikateve për martesat e gjinisë së njëjtë”. Por sipas tij, ky është keqinterpretim.
“Gazetaria fisnike e ka përkrahjen e plotë të Bashkisë Tarikateve. Doli një lajm. Ne s’jemi marr me martesa. Një numër i madh gazetash dhe portalesh kërkojnë informatën prej ne. Nuk është gazetaria krejt e vdekur, por (rrezikohet) prej të ligës gazetareske që ekziston brenda gazetarisë. Ju duhet të qoheni dhe të bëni një pastrim të brendshëm”, është shprehur Shehu në KTV.
LEXO EDHE: