Ishte lajmëruar fillimisht si aksident, policia jep detaje nga përleshja në Strellc të Deçanit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ishte lajmëruar fillimisht si aksident, policia jep detaje nga përleshja në Strellc të Deçanit

    Insajderi
    07 May 2025 - 11:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një përleshje fizike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Strellc të Epërm në Deçan.

    Gazeta Insajderi mëson se se një përleshja kishte  nisur fillimisht në një kafiteri që ndodhet në qendër të fshatit e pastaj ka vazhduar edhe jashtë.

    Zëdhënësi Fadil Gashi, ka konfirmuar rastin, i cili bëri të ditur se fillimisht policia ishte lajmëruar për një aksident.

    “Stacioni policor në Deçan është njoftuar për një aksident në fshatin Strellc. Kur kanë arritur në vendin e ngjarjes kanë kuptuar se ka të bëjë me një përleshje mes dy personave në një lokal , pastaj kanë dalë jashtë dhe njëri prej tyre e ka goditur tjetrin me veturë dhe është larguar. Nuk kemi informacione për të vrarë. Tash janë njësitet policore atje dhe e shohin se çka ka ndodhë”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark