Ishte larguar nga shtëpia para 4 muajsh, gjendet trupi i pajetë i 46-vjeçarit në Kalivaç të Pogradecit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Ishte larguar nga shtëpia para 4 muajsh, gjendet trupi i pajetë i 46-vjeçarit në Kalivaç të Pogradecit

    Insajderi
    09 April 2024 - 09:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është gjetur pa shenja jete një person në fshatin Kalivaç. Trupi pa shenja jete i dekompozuar i përket shtetasit D. H., rreth 46 vjeç, banues në këtë fshat. Sipas familjarëve të tij, ky person ishte larguar nga shtëpia para 4 muajsh dhe se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

    Më datë 09.04.2024, rreth orës 07:45, në fshatin Kalivaç, është gjetur trupi i pajetë (i dekompozuar) i shtetasit D. H., rreth 46 vjeç, banues në Kalivaç. Nga verifikimet e kryera rezulton se ky shtetas ishte larguar nga banesa e tij, para 4 muajsh, dhe nga deklarimet e familjarëve, ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark