×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ishte mbështetës i Ushtrisë së Kosovës”, vjen reagimi i parë pas vdekjes së ish-senatorit amerikan

    Insajderi
    09 July 2024 - 21:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-senatorit amerikan Jim Inhofe.

    Haradinaj ka thënë se Inhofe ishte një mik i Kosovës që i ka rënë rasti ta njoh gjatë bisedave për krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

    “Kosova humbi një nga miqtë e saj të shquar, ish-Senatorin amerikan nga Partia Republikane, James Inhofe. Senatorin Inhofe pata nderin ta njoh në kohën e bisedave për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, gjatë komunikimit tim në Shtëpinë e Bardhë, Senat, Kongres, Pentagon e në Departmentin e Shtetit”.

    “Ai ishte mbështetës i fuqishëm i krijimit të Ushtrisë së Kosovës nga përgjegjësia e kryetarit të Komitetit për Forcat e Armatosura, në Senat. I paharruar kujtimi për Senatorin Inhofe! Ngushëllime familjes, miqve dhe popullit amerikan”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark