Ishte në arrati për vrasje në tentativë, i dyshuari paraqitet vetë në polici - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ishte në arrati për vrasje në tentativë, i dyshuari paraqitet vetë në polici

    Insajderi
    24 June 2025 - 10:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person i dyshuar për një vrasje në tentativë në Viti që ndodhi më 14 prill është paraqitur vetë në polici pasi deri më tani kishte qenë në arrati.

    Policia tha se pas intervistimit ai është dërguar në mbajtje.

    “Viti / 14.04.2025 – 12:48. Më 23.06.2025 lidhur me rastin është paraqitur për intervistim i dyshuari mashkull kosovar, dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

    Për këtë rast, policia kishte njoftuar edhe në prill.

    “Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshjeje ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, kishte thënë atëherë policia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark