Ishte në Kosovë për Vitin e Ri- Ky është shqiptari të cilit iu dogj banesa në Gjermani – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ishte në Kosovë për Vitin e Ri- Ky është shqiptari të cilit iu dogj banesa në Gjermani

    Insajderi
    15 January 2023 - 10:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Taksisti nga Kosova, Hazir Stublla e pësoi keq natën e 1 janarit. Një raketë natën e Vitit të Ri ia shkatërroi të gjithë banesën. Flaka i la në rrënoja banesën 100 m².

    Siç raporton BILD, dëmet e pronës ishin mbi 100 mijë euro, përcjell Insajderi.


    Stublla për gazetën gjermane kishte bërë të ditur se sapo kishte investuar një shumë të madhe parash në banesën e tij.

    “Sapo kisha investuar 20 mijë euro në një kuzhinë të re”, ankohet ai, shkruan BILD.

    Në momentin e aksidentit, 49-vjeçari ishte me pushime me familjen e tij në Kosovë. Ai kishte pranuar video të fatkeqësisë nga fqinjët e tij në natën e ndërrimit të viteve.

    Kujtojmë se, Stublla u bë i njohur në mbarë vendin si taksisti që ia dërgoi portofolion e Manuel Neuer.

    Pasi udhëtoi të paktën 120 km për të dorëzuar portofolin, shoferi mbeti i zhgënjyer nga i ashtuquajturi shpërblim i Neuerit, veçanërisht duke pasur parasysh se ai shpenzoi 400 euro për udhëtim.

    Gazeta INSAJDERI


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark