Ishte nisur për në Cyrih, rrokulliset disa herë me veturë kosovarja – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ishte nisur për në Cyrih, rrokulliset disa herë me veturë kosovarja

    Insajderi
    01 February 2024 - 09:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të hënën, një shofere, gjatë drejtimit të automjetit të saj ka dalë nga korsia në autostradën A1 pranë Wängi TG. Automjeti është rrokullisur disa herë dhe ka ndaluar në një fushë, transmeton albinfo.ch. Shoferja, një ksoovare 36 vjeçe, u desh të dërgohej në spital.

    Ajo ishte nisur për në Cyrih në orën 12.30, sipas policisë kantonale të Thurgaut. Në Wängi ajo u largua nga rruga për arsye ende të paqarta, kaloi me makinë mbi pankinën e rrugës  dhe u përplas me parmakun mbrojtës, shkruan schweizerbauer.ch. Automjeti është rrokullisur disa herë, deri sa ka pushuar anash në një fushë.

    Gruaja ka pësuar lëndime mesatare nga aksidenti dhe është dashur të dërgohet në spital nga shërbimet e urgjencës, përcjell albinfo.ch. Dëmi i shkaktuar automjetit të saj, pankinave dhe parmakut mbrojtës kap vlerën e rreth dhjetë mijë frangave. Prokuroria publike në Frauenfeld ka urdhëruar një mostër gjaku dhe mostër të urinës nga shoferja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark