“Ishte një makth”, snajperisti britanik elitar tregon një moment të tmerrshëm të luftës në Kosovë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ishte një makth”, snajperisti britanik elitar tregon një moment të tmerrshëm të luftës në Kosovë

    Insajderi
    23 December 2023 - 16:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ushtari britanik, Craig Harrison ka treguar përvojat e tija në vende të ndryshme të botës, ndër to edhe makthin që ka përjetuar në qershor të vitit 1999 në Kosovë, menjëherë pas hyrjes së forcave paqeruajtëse të KFOR-it.

    Harrison ka shërbyer edhe në Kosovë, në kuadër të KFOR-it britanik, gjegjësisht në regjimentin “Blues and Royals”.

    Ushtari tregon se si kishin shkuar në një fshat të Kosovës dhe kanë kontrolluar disa objekte duke përfshirë një shkollë, ku ka përjetuar makthin më të madh në jetë.

    “Kemi hyrë në një shkollë dhe kemi hasur në një grup prej gjashtë grave lakuriq, në një dhomë të errët dhe të mbuluara me gjak. Ne i kemi nxjerrë ato jashtë pasi i mbuluam me batanije të pastra. Ky ishte momenti më i vështirë në jetën time si ushtar”, pohoi ai, transmeton Telegrafi.

    Ushtari më tutje ka treguar se ka shërbyer si ushtar edhe në Afganistan dhe Irak.

    Harrison njihet si një ushtarët që ka kryer vrasjen prej një distancë të largët. Një prej vrasjeve e ka kryer në një distancë prej 2.46 kilometrave ndërsa shërbente në Afganistan.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark