Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor po synon ta marrë postin e të dërguarit special të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, pas përfundimit të mandatit të Miroslav Lajçak fund të gushtit.
Kështu po raporton mediumi slloven ‘Deno’. Sipas informacioneve jo-zyrtare të tyre kjo ide po shtyhet përpara përmes kryediplomates sllovene, Tanja Fajon.
Ministria e Punëve të Jashtme vlerësoi se Pahor është një kandidat i përshtatshëm për ta zënë një pozicion të rëndësishëm dhe prestigjioz në Ballkanin Perëndimor, i cili konsiderohet si zonë strategjike e Sllovenisë.
Gazeta shkruan se vlerësimet jozyrtare janë se Pahor është kandidat i përshtatshëm që i plotëson kushtet për këtë pozitë.
Për momentin, sipas ‘Deno’ procesi i lobimit që Pahor të zë postin e të dërguarit special është në një fazë të ndjeshme.