Një person ka mbetur i vdekur në vendngjarje si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Qungur të Pejës.
Insajderi merr vesh se viktima është Fitim Kolusha, përreth 40-vjeçar.
Sipas burimeve të Insajderit, i ndjeri ishte punonjës i kompanisë ‘KRU Hidrodrini’.
Lajmin për vetaksident e ka bërë të ditur për Insajderin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor ënë vend të ngjarjes.
“Sot rreth orës 18:35, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur në fshatin Qungur-Pejë, si pasojë e këtij vetëaksidenti shoferi ka pësuar me fatalitet, vdekjen e së cilit e kanë konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë Rugova. /Insajderi.org/