Ishte raportuar i zhdukur që nga 24 dhjetori, gjendet pa shenja 26 vjeçari në lumin Drin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ishte raportuar i zhdukur që nga 24 dhjetori, gjendet pa shenja 26 vjeçari në lumin Drin

    Insajderi
    14 January 2025 - 10:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    26-vjeçari nga rajoni i Prizrenit, i cili ishte raportuar i zhdukur nga familja e tij më 30 dhjetor, është gjetur sot pas disa ditë kërkimesh.

    Siç mëson Insajderi, ai është gjetur pa shenja jete në Lumin Drini, në fshatin Rogovë të Gjakovës.

    Policia e Kosovës njoftonte se 26-vjeçari, ishte larguar nga shtëpia më 24.12.2024 dhe që nga ajo ditë i kishte humbur kontaktet me familjen dhe nuk dihej për vendndodhjen e tij.

    Policia kishte kërkuar bashkëpunim nga të gjithë qytetarët për gjetjen e tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    14 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark