Një person i moshës 84-vjeçare kishte humbur në Prishtinë.
Ai quhet Sinan Duli dhe i njëjti kishte humbur ditën e djeshme, njoftimi ishte publikuar nga familjarët të cilët kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët.
Ai për herë të fundit është parë në lagjen e Bledit në Prishtinë.
Ndërkaq në mbrëmje Shoqata për Kërkim Shpëtim ishte organizuar dhe të njëjtit e kanë gjetur Dulin në një gropë në lagjen “Kolovicë”.
Pamjet janë publikuar nga Shopqata në facebookun e tyre zyrtar.