Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet ish-kryeprokurori Adriatik Llalla - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet ish-kryeprokurori Adriatik Llalla

    Insajderi
    13 December 2021 - 13:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryeprokurori i Shqipërisë, Adriatik Llalla është arrestuar në Romë të Italisë.

    Siç bëjnë të ditur mediet shqiptare, arrestimi i tij është bërë më 10 dhjetor.

    Më 22 shtator 2021, Gjykata e Apelit të Posaçëm la në fuqi dënimin e ish-kryeprokurorit me dy vjet burg për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë.

    Policia shkoi në banesë të ekzekutonte vendimin por Llalla nuk u gjet në shtëpi. Nga ajo ditë ai u shpall në kërkim ndërkombëtar.

    Sipas informacioneve dhe publikimeve në media nga sistemi TIMS, atëherë dyshohej se ish-prokurori ndodhej jashtë Shqipërisë.

    Llalla bëri kërkesë në gjykatë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit për arsye shëndetësore, sipas nenit 476/c të Kodit të Procedurës Penale por kërkesa nuk u pranua.

    Përpos dënimit me dy vite burg, kundrejt Llallës është dhënë urdhër edhe për t’i konfiskuar pasurinë. /Ora News/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark