Ishte ulur mbi një veturë të ndalur që më pas u nis nga i dyshuari, lëndohet rëndë në kokë një person - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ishte ulur mbi një veturë të ndalur që më pas u nis nga i dyshuari, lëndohet rëndë në kokë një person

    Insajderi
    24 May 2025 - 09:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka njoftuar se një person (mashkull), ka pësuar lëndim të rëndë trupor.

    Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 14:00, në rrugën “Aziz Tolaj” në Prishtinë.

    Sipas raportit 24 orësh, i njëjti dyshohet se derisa ishte i ulur mbi një veturë, vetura është lëvizur nga i dyshuari mashkull kosovar dhe viktima ka rrëshqitur dhe është rrëzuar duke pësuar lëndime të rënda trupore në kokë.

    “Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari është arrestuar edhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark