Franck Ribery është bërë viral në rrjetet sociale me reagimin që bëri me të mësuar se Vinicius Junior nuk është fitues i Topit të Artë 2024.
Në një ceremoni që u organizua në Paris dhe morën pjesë shumë yje të futbollit, mesfushori spanjoll Rodri u kurorëzua si lojtari më i mirë në botë.
Para këtij eventi tashmë ishte bërë e ditur se Real Madridi nuk do të marrë pjesë pasi kishin mësuar se Vinicius është mposhtur në këtë garë.
Ish-lojtari i Bayern Munich dhe Francës, Franck Ribery, i ka bërë të qarta ndjenjat e tij duke postuar fjalët ‘Topi i Artë’ dhe e shoqëroi atë me disa emoji duke qeshur..
Gjatë 2013-ës, Ribery ishte cilësuar gjerësisht si lojtari më i mirë në atë vit. Mendimi popullor ishte që Topi i Artë t’i jepej francezit.
Sidoqoftë, francezi përfundoi në vendin e tretë në atë garë vetëm mbrapa Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.