Ishull artificial, port dhe aeroport/ Plani i Trump për Gazën: Publikohen skica të ndërtesave mes rrënojave të luftës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ishull artificial, port dhe aeroport/ Plani i Trump për Gazën: Publikohen skica të ndërtesave mes rrënojave të luftës

    Insajderi
    07 February 2025 - 11:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Stuhia” nuk është qetësuar ende pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump deklaroi se dëshiron të marrë në kontroll Rripin e Gazës dhe të zhvendosë miliona palestinezë.

    Sipas “The Guardian”, ideja e kthimit të enklavës palestineze në një skemë të përfitimit të pasurive të paluajtshme ka bashkuar izraelitët dhe rrethin e brendshëm të Trump, i cili përbëhet kryesisht nga investitorë të pasurive të paluajtshme. Se cilat mund të jenë hapat e ardhshëm u la të kuptohet në vitin 2020 nga dhëndri i Trump, Jared Kushner tashmë i njohur si arkitekti i “planit të paqes” të Lindjes së Mesme 2020, i cili nuk u zbatua kurrë, por u përqendrua kryesisht në investime.

    Tani Trump e ka çuar këtë ide në ekstrem, duke bërë thirrje që SHBA të kolonizojë në mënyrë efektive Gazën , që do të përbënte spastrim etnik të një popullsie prej rreth dy milionë banorësh. Plani është që më pas të “zhvillohet” toka e rrafshuar, e cila është ende e mbushur me trupat e dhjetëra mijëra njerëzve që u vranë në luftën me Izraelin.

    “SHBA do të marrë Rripin e Gazës. Ne do ta zotërojmë atë,”- tha Trump.

    Izraeli, si një aleat kryesor i Amerikës, e ka përdorur prej kohësh pushtimin për të fituar para. Industria e turizmit të Izraelit ka lulëzuar për shkak të monopolit të saj mbi aksesin në Jerusalem, me autobusët turistikë që përdorin autostradën kryesore të ndërtuar nga Izraeli për tek Deti i Vdekur. Shumë nga aleatët e Trump i mbështesin këto projekte, qoftë politikisht apo financiarisht. Ish-guvernatori i Arkansas, Mike Huckabee, një i krishterë ungjillor, i cili në të shkuarën ka mohuar se palestinezët ekzistojnë edhe si popull, udhëtoi në Izrael gjatë mandatit të parë të Trump. Më pas, ai tha se mund do t’i pëlqente që të blinte një shtëpi pushimi atje.

    Tashmë është e qartë se mandati i dytë i Trump do të jetë edhe më i përqendruar tek pronat sesa i pari. I dërguari i tij në Lindjen e Mesme, Stephen Witkoff, është një investitor miliarder amerikan i pasurive të paluajtshme dhe Huckabee pritet të jetë ambasadori i ri i SHBA në Izrael.

    Dhëndri i Trump po përhap tentakulat e tij në Lindjen e Mesme

    Po ashtu, vitin e kaluar, Kushner, një zhvillues i pasurive të paluajtshme, i martuar me vajzën e madhe të Trump, Ivanka, vlerësoi potencialin “shumë të vlefshëm” të Gazës dhe sugjeroi që Izraeli të largonte civilët teksa “pastronte” Rripin. Kushner është përfshirë gjithnjë e më shumë në marrëdhëniet e Lindjes së Mesme me kompaninë e tij private të investimeve, Affinity Partners, e cila mbledh fonde nga shtetet e pasura të Gjirit, duke përfshirë Arabinë Saudite, e cila shihet si një “bankë për rindërtimin e Gazës”. Izraeli ka promovuar disa plane ekonomike për territorin bregdetar gjatë viteve, duke kryer njëkohësisht një ofensivë në Gaza dhe duke kërkuar kontroll përfundimtar të plotë. Vitin e kaluar, ish-ministri i Jashtëm i Izraelit paraqiti një propozim për të ndërtuar një ishull artificial në brigjet e Gazës për të pasur në zonënjë port detar dhe aeroport.

    Sipas Guardian, plani i Trump për të marrë nën kontroll enklavën palestineze ka të ngjarë të bazohet në të njëjtat ide.

    Skica të ndërtesave të reja në Gaza

    Ndërkohë, izraelitët janë gjithnjë e më të qartë dhe të hapur për planet e tyre për Gazën. Në dhjetor, Harei Zahav, një agjenci imobiliare, publikoi një fotografi që tregonte skica të ndërtesave të reja midis mbetjeve të shkatërruara të Gazës.

    “Një shtëpi në plazh nuk është një ëndërr!,” – thuhej në postim.

    Se si ambiciet e izraelitëve mund të përshtaten me planin e marrjes së pushtetit nga Trump nuk është ende e qartë. Kur Trump njoftoi vizionin e tij për Gazën, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu qëndroi i qetë dhe buzëqeshi dhe lëvdoi idenë e Trump si diçka që “mund të ndryshojë historinë”./ZËRI


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark