Ishulli i cili dëshiron të bëhet shteti i 51-të i ShBA-së – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ishulli i cili dëshiron të bëhet shteti i 51-të i ShBA-së

    Insajderi
    12 June 2017 - 14:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një referendum të mbajtur në rajoni autonom të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Portoriko, banorët e këtij vendi kanë shprehur gatishmëri për t’u bërë shteti i 51-të i SHBA-ve.

    Ishulli autonom i Karaibeve, Portorikoja, ka votuar në referendum për të ardhmen politike të vendit, në të cilin kanë marrë pjesë 23 për qind e votuesve, prej të cilëve 97 për qind kanë votuar pro për të qenë shtet i SHBA-ve.

    Ndërkaq, pjesa e ngelur e elektoratit kanë dëshiruar pavarësi ose vazhdim të statusit aktual.

    Opozita ka kërkuar nga mbështetësit e saj bojkotimin e referendumit, ndërkohë që pjesëmarrja u regjistrua në shkallën më të ulët nga të gjitha zgjedhjet e organizuara që nga viti 1967.

    Nga ana tjetër, referendumi nuk është detyrues dhe vendimi përfundimtar lidhur me këtë çështje i takon Kongresit Amerikan. Ekspertët komentojnë se Kongresi me shumicë të Republikanëve nuk do ta pranojë Portorikon si shtet, meqë në përgjithësi ata mbështesin Demokratët.

    Portorikoja është e varur nga SHBA-të në punët e jashtme, ndërsa e pavarur në punët e brendshme. Edhe tani, të gjithë qytetarët e Portorikos kanë nënshtetësi amerikane dhe kanë të drejtën të jetojnë në SHBA. Në rast se Portorikoja bëhet shteti i 51-të, atëherë portorikanët do të mund të votojnë në zgjedhjet presidenciale dhe ato të kongresit në SHBA.

    Rajoni nuk i paguan SHBA-ve taksë federale të të ardhurave, por paguan vetëm taksat për sigurim social, shëndetësi dhe ato lokale, dhe rrjedhimisht merr më pak ndihmë federale krahasuar me shtetet e tjera të SHBA-ve.

    Në dhjetë vitet e fundit, Portorikoja me popullsi prej 3,5 milionë banorësh është zhytur në krizë të thellë ekonomike, dhe ka borxh të jashtëm prej 73 miliardë dollarësh.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark