ISIS bën thirrje për sulme në Perëndim gjatë muajit të Ramazanit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    ISIS bën thirrje për sulme në Perëndim gjatë muajit të Ramazanit

    Insajderi
    13 June 2017 - 07:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një audio-mesazh që thuhet se vjen nga zëdhënësi i grupit militant Shteti Islamik u bën thirrje ndjekësve të kryejnë sulme në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Rusi, Australi, Irak, Siri, Iran dhe Filipine gjatë Muajit të Ramazanit.

    Mesazhi është shpërndarë në platformën Telegram dhe i është atribuuar zëdhënësit të grupit, Abi al-Hassan al-Muhajer.

    Vërtetësia e regjistrimit nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur, por zëri është i njëjtë me një audio-mesazh të mëhershëm, që thuhej se ishte nga al-Muhajer.

    Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për disa sulme terroriste në Evropë, përfshirë atë në Londër, që ka ndodhur në fillim të këtij muaji, duke lënë të vrarë shtatë persona.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    22 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark