ISIS kërcënon me sulme të reja Evropën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    ISIS kërcënon me sulme të reja Evropën

    Insajderi
    13 April 2016 - 14:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shteti Islamik ka kërcënuar se do të kryejë sulme të tjera në Evropë pasi përfundoi me festimet për sulmet e fundit në Bruksel me 22 mars.  Kështu thuhet nga vetë ISIS-i në revistën e vet propaganduese Dabiq.

    ISIS-i është përbetuar se do t’i luftojë të gjithë derisa myslimanët të jetojnë nën ligjin e Sheriatit, shkruan The Independent.

    “Parisi ishte një paralajmërim. Brukseli ishte një kujtesë”, citohet të kenë thënë pjestarët e ISIS-it.

    “Ajo që ka për të ardhur do të jetë më shkatërruese dhe më e hidhur me lejen e All-llahut”.

    I ashtuquajturi Shteti Islamik ka përshkruar synimin e saj për të dëmtuar ekonomitë dhe infrastrukturën perëndimore, duke përsëritur kështu kërcënimet e njëpasnjëshme./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark