Fëmijët e pakicës fetare të Irakut, Yazidi, kanë rrëfyer se si militantët e ISIS-it i kanë lënë ata të vuajnë urie duke u thënë se në parajsë do të mundë të hanë çfarë t’ua do zemra, por se kjo do të ndodhte vetëm nëse ata do ta hidhnin veten në erë.
Këtë ISIS ua kishte bërë fëmijëve yazidi pasi që e kishte marrë kontrollin në qytetet dhe fshatrat e këtij komuniteti në veri të Irakut në vitin 2014.
Ahmed Ameen Koro nga ky grup fetar rrëfen si sot e kësaj dite ai ende ka frikë edhe pse ka shpëtuar nga militantët e ISIS.
“Madje edhe këtu janë ende shumë i frikësuar,” ka thënë Koro, 17-vjeçar, për Associated Press.
Ai tani jeton në kampin “Esyan” në Irakun verior, bashkë me nënën, vëllait dhe motrën, të cilët janë anëtarët e vetëm të mbijetuar të familjes së tij.
“Nuk mund të fle siç duhet sepse i shoh në ëndërr,” ka thënë ai.
ISIS vrau dhjetëra mijëra njerëz dhe rrëmbeu mijëra gra dhe vajza për t’i përdorur si robëresha seksi kur e sulmoi territorin e Yazidit në vitin 2014, transmeton Express.
Ekstremistët e ISIS e konsiderojnë si heretik besimin e lashtë të pakicës Yazidi.
Forcat kurde të mbështetura nga SHBA-ja e larguan ISIS-in nga Sinjar në nëntor të vitit 2015, por pak yazidi janë rikthyer dhe vlerësohet se 3.500 pjesëtarë të këtij komuniteti edhe janë nën robëri të ISIS në Siri dhe Irak, sipas Human Rights Watch./Insajderi.com