ISIS merr përgjegjësinë për shpërthimet në Turqi ku u vranë 9 persona - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    ISIS merr përgjegjësinë për shpërthimet në Turqi ku u vranë 9 persona

    Insajderi
    05 November 2016 - 13:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një agjenci e lajmeve e lidhur me grupin Shteti Islamik tha se luftëtarët e tij qëndrojnë prapa një sulmi me bombë nga i cili u vranë nëntë persona dhe u plagosën më shumë se 100 të tjerë në juglindje të Truqisë, thonë vëzhguesit e SHBA-së.

    “Luftëtarët e Shtetit Islamik detonuan një makinë të mbushur me mjete shpërthyese të parkuar përballë selisë së policisë turke në Diyarbakir në juglindje të Turqisë”,citoi Grupi i Intelegjencës SITE njoftimin e agjencisë së lajmeve Amaq të afërt me IS-in.

    Autoritetet turke kanë akuzuar Partinë e jashtëligjshme Kurde të Punës për shpërthimin në Diyarbakir, qytetin kryesor turk të shumicës kurde, shkruan rel.

    Në një porosi në audio të publikuar më heret gjatë javës, udhëheqësi i IS-it, Abu Bakr al-Baghdadi theu heshtjen një vjeçare duke bërë thirrje për sulme kundër Turqisë dhe iu bëri thirrje luftëtarëve të tij që t’i rezitojnë trupave irakiane që po provojnë të rimarrin qytetin e Mosulit, bastion i IS-it.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark