Mediet turke kanë bërë të ditur se personi i armatosur që vrau 39 persona në prag të Vitit të Ri është nga Azia Qendrore.
I ashtuquajturi Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin në një lokal nate në Stamboll, ku mbetën të vrarë 39 persona teksa ishin duke festuar për ndërrimin e viteve, shkruan “The Guardian”, raporton Insajderi.
Autoritetet turke besojnë se i armatosuri, i cili është ende në arrati pas sulmit, vjen nga vendet e Azisë qendrore të Uzbekistanit ose Kirgistan./Insajderi.com