ISIS dhe organizata të tjera terroriste po eksperimentojnë eksplozivë të rinj që mund të fshihen në aparate elektronike si telefona dhe tablet, e që janë në gjendje të shmangin shumë nga sistemet e sigurisë që përdoren në aeroporte.
Informacionet janë mbledhur nga FBI dhe shërbimi sekret amerikan, sipas asaj që raporton CNN duke cituar burime të hetuesve.
Eksperimentimi nga ana e terroristëve mundësohet nga aparatura të sotisfikuara që janë vjedhur në disa aeroporte, shkruan Express.
Sipas shërbimit amerikan të inteligjencës terroristët kanë marrë aparaturat e sofistikuara për të verifikuar se si mund të fshehin eksplozivët në kompjuterë dhe aparate të tjera elektronike.
Informacionet e mbledhura muajt e fundit falë shërbimit amerikan të inteligjencës, sipas CNN, kanë luajtur një rol shumë domethënës në vendimin e administratës së presidentit Tramp për t’u ndaluar udhëtarëve që fluturojnë në dhjetë aeroporte të tetë vendeve të Lindjes së Mesme dhe të Afrikës, që të transportojnë laptop dhe aparate të tjera elektronike në bordin e avionit.