×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Ismail Kadare dhe Edi Rama përkthehen në serbisht

    Insajderi
    09 October 2016 - 21:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Žrtvovanje” është titulli i librit të kryeministrit Edi Rama i përkthyer në serbisht. Libri i tij “Kurban” në të cilin ai tregon në formë autobiografie Shqipërinë në periudhën e funksionimit të ish-kryebashkiakut të Tiranës në krye të Qeverisë së Shqipërisë.

    “Palata Snova” është titulli në serbisht i veprës së shkrimtarit të njohur shqiptar Ismail Kadare. Libri i tij me tregime “Pallati i Ëndërrave”.

    ediiiraama

    “Kurbani” i Edi Ramës quhet zhrtvovanje. Publiku serb do të ketë rastin të lexojë librat e Ismail Kadaresë dhe të kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe kjo për botuesin e këtyre librave në Serbi, Veran Matiq, një nga themeluesit e kompanisë mediatike B92, është një shans që të tregohet se marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve, mund ti ndryshoj përafrimi i poleve të kundërta që kanë vështirësi gjuhën dhe një tunel të gjatë në rrugën e tyre.

    Ai do të botoj dy libra dhe do ti promovoj ato.

    “Kosovën e njohin fare pak serbët, Shqipërinë gati as aq. Pas 30 vitesh, për herë të parë në Serbi, persijatjet e shkrimtarit shqiptar do të vijnë në Beograd. Autori Edi Rama, do të flas për librin e tij Kurban”, thotë Matiq në emisionin “Exlusive” në Top Channel.

    ismailbeu

    Pas botimit të disa muajve më herët të Veton Surroit në serbisht, përmes librit “Këmbët e Gjarpërit”, këto libra janë të tjera që tentojnë të përafërojnë lexuesin serb me Kosovën, Shqipërinë dhe shqiptarët në përgjithësi.

    Teksa me Shqipërinë raportet po përafërohen, Serbia sipas botuesit të Kadaresë dhe Ramës, ka sfida që duhen zgjidhur dhe përplasjet me vetveten nuk janë të rralla.

    Beogradi e ka ende sfidë komunikimin me Kosovën, një shtet që nuk ia njeh ekzistencën, por duhet ta ketë më mirë me të.

    Drejtuesi i Forumit për Marrëdhënie Nderetnike, Nenad Gjurgjeviq, është kritik kur flet për politikën. Në marrëdhëniet shqiptaro serbe sheh mundësi të shumta që janë penguar në të shkuarën.

    Ai beson se përmirësimi i marrëdhënieve nuk mund të bëhet vetëm në dialog. Një institucion i përbashkët si qendër kulture do të tregonte se institucionet janë serioze./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark