Ismail Kadare, poezia “Edhe kur kujtesa” – Insajderi
×
Kulturë

Ismail Kadare, poezia “Edhe kur kujtesa”

Insajderi
22 June 2023 - 13:20
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

#1. Edhe kur kujtesa!

Edhe kur kujtesa ime e lodhur
Ashtu si ato tramvajet e pasmesnatës
Vetëm në stacionet kryesore do të ndalojë,
Une ty s’do të harroj.

Do të kujtoj
Mbrëmjen e heshtur, të pafund të syve të tu,
Dënesën e mbytur, rrëzuar mbi supin tim
Si një dëborë e pashkundshme.

Ndarja erdhi
Po iki larg teje…
Asgjë e jashtëzakonshme,
Veç ndonjë nate
Gishtat e dikujt do të mpleksen në flokët e tu
Me të largëtit gishtat e mi, me kilometra të gjatë…


OP-ED
Nga Rubrika
Kulturë
30 December 2024
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark