Për ndarjen nga jeta të shkrimtarit shqiptar Dritëro Agolli, ka reaguar edhe Ismail Kadare.
“Sot, kur Agolli ndahet fizikisht nga kjo botë, Kadare e cilëson të pazëvendësueshëm atë dhe tregon se si e ka pritur lajmin e vdekjes. “Ishte ndër lajmet më tronditës të këtij dimri. Jo vetëm për mua, por edhe për njerëzit e artit e gjithë shqiptarët. Dritëro Agolli do na mungojë të gjithëve”, thotë ai, shkruan opinion.al.
Dyshja ka pasur disa mosmarrëveshje ndër vite, një pjesë e të cilave të lidhura me komunizmin shqiptar.
Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli, dy njerëzit që i kanë filluar marrëdhëniet e njohjes së tyre që në gjimnazin “Asim Zeneli”, të Gjirokastrës, më në fund në moshën 70-vjeçare kanë vendosur të ndahen e të akuzojnë njeri-tjetrin si “denoncatorë”, edhe për faje që s’i kanë bërë.
Kësisoj, dy murgjit e të njëjtit Urdhër, dy mjeshtrat e letërsisë së shekullit të 20-të, kanë pritur shekullin e 21-të për të ndarë “pronësitë e lavdisë letrare”, dhe për t’ju vërsulur njeri-tjetrit, pikërisht në faqet e gazetave të epokës së pluralizmit.
Para pak kohësh kur Dritëro Agolli kishte 70-vjetorin e lindjes, atij ju bënë shumë urime e darka, shumë mesazhe celularësh dhe zile telefonash në shtëpi. Por telefonata që nuk iu bë kurrë dhe të cilin ai e priti me siguri deri në mesnatë, ishte telefonata e mikut të tij të vjetër, Ismail Kadare, e cila i mungoi.