×
  • Lajme
  • Lajme

    Ismaili: Bedri Hamza është kandidati më i mirë për kryeministër në Kosovë

    Insajderi
    14 November 2024 - 23:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka shprehur mbështetje të fortë për kandidatin e partisë për kryeministër, Bedri Hamza, duke e cilësuar atë si njeriun e duhur për të udhëhequr vendin, shkruan Insajderi.

    Ismaili theksoi se Hamza është figura që i jep kuptim plotë sloganit të partisë “Kosova mundet më mirë”.

    Ai tha se Hamza është një kandidat me një vizion të qartë dhe realist për zhvillimin e vendit.

    “Jemi duke folur për një person që projektet e tij nuk i ka thjesht si aspirata, por që i ka të realizueshme. Ai ka një përqendrim dhe një dedikim të madh për realizimin e projekteve që kontribuojnë në mirëqenien e qytetarëve,” deklaroi Ismaili.

    Ai shtoi se ftesa e PDK-së për një udhëtim të përbashkët dhe një përgjegjësi kolektive është e mbështetur në përvojën dhe aftësitë e Hamzës.

    “Kur e bashkon këtë me përvojën e lartë të kandidatit tonë, mendojmë që kemi arsye të jemi optimistë, jo vetëm si PDK, por edhe si qytetarë të Kosovës,” theksoi ai në Debat Plus.

    Ismaili e cilësoi Bedri Hamzën si kandidatin më të përshtatshëm për kryeministër, duke theksuar se ai është më i miri për situatën aktuale të Kosovës.

    “Bedri Hamza nuk është vetëm kandidati më i mirë i PDK-së, por ai është kandidati më i mirë në Kosovë për situatën e tanishme,” u shpreh nënkryetari i PDK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark