Ismet Mulaj takohet me Besim Mulajn: Bashkë për suksesin e përbashkët! Pa besim, s’ka ndryshim – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Ismet Mulaj takohet me Besim Mulajn: Bashkë për suksesin e përbashkët! Pa besim, s’ka ndryshim

    Insajderi
    17 January 2025 - 16:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj, është takuar sot me kandidatin për deputet nga LDK, Besim Mulaj.

    Ai tha se me të diskutuan për rëndësinë e inovacionit, përkushtimit dhe mbështetjes ndaj biznesit vendor.

    “Sot pata kënaqësinë të mirëpres në kompani Dr. Sci. Besim Mulaj, kandidat për deputet nga LDK. Vizita e tij ishte një surprizë e bukur dhe një mundësi e mrekullueshme për të bashkëbiseduar për rrugëtimin tonë drejt suksesit dhe për sfidat me të cilat përballemi çdo ditë. Diskutuam për rëndësinë e inovacionit, përkushtimit dhe mbështetjes ndaj biznesit vendor. Fryma pozitive dhe mbështetja e tij ishin motivim i madh për ne që të vazhdojmë të punojmë me pasion për arritjen e synimeve tona””, shkroi ai.

    Ismet Mulaj përfundoi se: Bashkë për suksesin e përbashkët! Pa besim, s’ka ndryshim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark