Trajneri, Ismet Munishi përveç punës që bënë si trajner njihet edhe për deklaratat e tij interesante që bëjnë shumë bujë në publik.
Mbrëmë ai dhe menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, ishin të ftuar në një emision televiziv.
“Mollë sherri” për nisjen e debatit mes dyshes ishte deklarata e Gjimshitit gjatë ditës së djeshme, i cili tregohej i matur dhe respektonte Italinë në maksimum.
Për këtë, Munishi iu drejtua Shalës: “Këqyre Bajram, qeshtu duhet me kanë i matur në deklarata, jo me pas gabim e skandale aty”.
Menjëherë ia ktheu Shala, duke i thënë se “pse po me fut në debat këtu?”
Munishi vazhdoi duke e ‘ngacmuar’ e duke i thënë se ti je drejtor i kombëtares e jo i Llamkosit.
Ismeti nuk u ndal dhe vazhdoi t’ia kujtojë se ai është një legjendë e madhe e futbollit kosovar.
“Unë jam legjendë e futbollit kosovar, jam mbret, jam boss dhe jam babë!”, tha Munishi.