Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person mbrëmjen e së shtunës në Istog si të dyshuar për dhunë në familje.
Në raportin ditor të policisë bëhet e ditur se i dyshuari në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht me grushte bashkëshorten, shkruan Insajderi.
Në mes është futur edhe djali i tyre për ta evituar sulmin fizik, mirëpo i dyshuari duke i kanosur i kishte larguar nga shtëpia.
“Istog / 26.10.2024 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti në gjendje të dehur, e ka fyer e ofenduar dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës-bashkëshortes së tij kosovare duke e goditur me grushte, ndërsa djali i tyre ka ndërhy për t’i larguar, por i dyshuari duke i kërcënuar të dy i kishte larguar nga shtëpia”, thuhet në njoftim.
Policia njofton më tej se viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Insajderi.org/