Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për media ka treguar agjendën për ditën e nesërme të kandidatit për kryeministër të kësaj partie, Lumir Abdixhikut.
Nga LDK është bërë e ditur se Abdixhiku do të shkojë në Istog, Pejë e Deçan.
Gjatë këtyre vizitave, siç bën të ditur edhe LDK, i pari i kësaj partie do të takohet me qytetarë.
Komunikata e plotë:
Agjenda e kandidatit të LDK-së për kryeministër, dr. Lumir Abdixhiku
E diel, 26 janar 2025
15:30, Vizitë Banjës Onix në Istog
16:00, Takim me qytetarët e Banjës së Istogut
Vendi: Sharaz Wedding Hall
18:00, Tubim elektoral në Pejë
Vendi: Palestra e Sporteve Karagaç
19:30, Takim me banorët e Dranocit të Deçanit
Vendi: Palestra e sportit, në shkollën fillore “Sylë Alaj” – Dranoc.
Ndërsa në orën 11:00, mbahet konferenca e rregullt e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Selinë Qendrore të LDK-së.