Një zyrtar i Agjensionit Pyjor të Kosovës në Istog e ka njoftuar policinë e Kosovës se persona të panjohur kanë dëmtuar rrethojën e objektit dhe vodhën gjithashtu një kamion me masë drunore i cili ka qenë i konfiskuar.
Sipas njoftimit të policisë të premten, rasti po hetohet.
“Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i Agjensionit Pyjor të Kosovës ka njoftuar se persona të panjohur pasi kanë dëmtuar rrethojën e oborrit kanë vjedhur një kamion me masë drunore i cili ka qenë i konfiskuar. Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet në njoftim.